Praktikant/e në Mardhëniet me Publikun

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Mardhëniet me Publikun

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Programi i mirëqenies së punonjësve; 

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgaditja e njoftimeve ose komunikatave për shtyp për mediat dhe publikun;
  • Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjes së mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin dhe angazhimin e publikut;
  • Përgaditja e lajmeve të mengjesit  për shpërndarje të brendshme dhe të jashtme;
  • Komunikimi me median për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie të forta me gazetarët dhe organizatat mediatike;
  • Ndihmon në planifikimin dhe ekzekutimin e eventeve për të promovuar imazhin dhe aktivitetet e organizatës;
  • Monitorimi i mbulimit mediatik për të vlerësuar ndikimin e komunikimit dhe ndihmën në zhvillimin e strategjisë së ardhshme.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
  • Përvojë ose edukim në komunikim, PR ose një fushë të ngjashme;
  • Aftësitë e mira të shkruarit në shqip dhe anglisht janë thelbësore;
  • Njohja e gjuhëve të tjera përbën përpares;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim
  • Njohuri për menaxhimin e rrjeteve sociale;
  • Kreativitet dhe vëmendje në detaje

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Afati fundit per aplikim:  14.06.2024

Lokacioni: Prishtine, IPKO Zone Industriale

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
14/06/2024