Praktikant/e në Kontabilitet
Praktikanti/ja në Kontabilitet do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Skanimi i faturave dhe dokumenteve te ngjashme
- Fajllimi dhe evidentimi i faturave dhe i dokumenteve te ngjashme
- Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Duhet te jete student ose te ketë diplome universitare
- Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 22.06.2021