IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Kontabilitet
Praktikanti/ja në Kontabilitet do t’i ketë këto përgjegjësi:
Skanimi i faturave dhe dokumenteve te ngjashme
Fajllimi dhe evidentimi i faturave dhe i dokumenteve te ngjashme
Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Duhet te jete student ose te ketë diplome universitare
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.