Praktikant/e në HelpDesk- Teknologjisë Informative
Praktikanti/ja në HelpDesk – Teknologjisë Informative i raporton Udhëheqësit në HelpDesk dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Ofron mbështetje teknike, diagnozim dhe këshillim përmes telefonit, e-mailit ose në ueb faqe për klientët e brendshëm.
Pastrimin e pajisjeve, instalimin e ri / instalimit të pajisjeve sipas nevojës, riinstalimin e PC-ve që kanë probleme, regjistrimin e aseteve
Kontrollon/ verifikon pajisjet e kthyera për ripërdorim ose largim nga përdorimi
Mirëmban një regjistër për çdo problem të vërejtur në softuer ose harduer.
Menaxhon vlerësimin e inventarit, dokumentacionin dhe procedurat e tjera në Help desk.
Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Certifikatë Microsoft
Mbështetje teknike të TI-së
Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të organizuar detyra të shumëfishta dhe për caktimin e prioriteteve.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për të punuar në ekip.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.