IPKO po kërkon një praktikant/e të apasionuar pas teknologjisë për të iu bashkuar ekipit tonë të Helpdesk-it.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Instalon dhe konfiguron PC-të, punon në bartjen e të dhënave nga kompjuterët e vjetër tek të rinjtë.
Ofron mbështetje teknike, diagnozim dhe këshillim përmes telefonit, e-mailit ose në ueb faqe për klientët e brendshëm.
Mirëmban një regjistër për çdo problem të vërejtur në softuer ose harduer.
Menaxhon vlerësimin e inventarit, dokumentacionin dhe procedurat e tjera në Helpdesk.
Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare
Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi
Njohuri shumë të mirë të SO dhe aplikacioneve Microsoft, të LAN, Wi-Fi;
Kupton instalimin/konfigurimin e harduerëve dhe softuerëve në kompjuter;
Ka shkathtësi në rrjetëzimin TCP/IP; Antivirus, dhe mjete për qasje nga distanca (Remote Access Tools)
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.