Praktikant/e në Ekipin e Sigurisë Kibernetike

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Ekipin e Sigurisë Kibernetike

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ndihmon në Implementimin e Kontrollit të Hyrjes dhe Mjetit të Sigurisë;
  • Kryen Inspektime të Sigurisë dhe Vlerësime të Vulnerabilitetit;
  • Monitoron Trafikun e Rrjetit dhe Analizon Alarmet e Sigurisë;
  • Reagon dhe Hulumton Ngjarjet e Sigurisë;
  • Punon me Mjetet e Avancuara të Sigurisë Kibernetike.

 

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Njohuri në baza të sigurisë kibernetike; shkathtësi të avancuara në kompjuter.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme analitike.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të reaguar në kohë.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikës.
  • Student/e ose i/e sapo diplomuar.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Lokacioni: IPKO Zonë Industriale

Afati fundit per aplikim: 04.06.2024

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
04/06/2024