Praktikanti/ja do të angazhohet në administrimin, sistemimin dhe arkivimin e dokumenteve, duke kontribuar në organizimin dhe mirëmbajtjen e arkivës së kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kontrollon dhe verifikon dokumentet në përputhje me të dhënat në sistem;
Sistemon dhe klasifikon dokumentet sipas udhëzimeve;
Përgatit dokumentet për arkivim ose shkatërrim, sipas kritereve;
Mban evidencë dhe përgatit raporte javore për punën e realizuar.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Dëshmi që jeni student/e ose keni diplomë universitare;
Shkathtësi kompjuterike (Microsoft Office);
Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të mira ndërpersonale;
Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi të mira organizative.
Çka ofrojmë ne?
Përvojë praktike në një kompani lider në telekomunikacion;
Program të strukturuar trajnimi dhe zhvillimi;
Program të mirëqenies për punonjësit;
Forma të ndryshme shpërblimi dhe motivimi;
Përfitime mobile (minuta në IPKO dhe operatorë të tjerë, SMS, internet mobil dhe kredi shtesë).
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të ketë mundësi të zgjerojë njohuritë dhe të zhvillohet profesionalisht.