Praktikant/e në ekipin e Arkivës

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në ekipin e Arkivës

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kontrollon çdo marrëveshje dhe e krahason me statusin e sistemit për të njëjtën;
  • Përzgjedh për shkatërrim nëse plotësohen kriteret;
  • Mban shënime për përzgjedhjet e kryera;
  • Raporton punën e kryer ne fund te javes;
  • Pranon dokumentet e dërguara nga pika e shitjes;
  • Ndan dokumentet sipas udhëzimeve të specifikuara;
  • I lidh dhe sigurohet që dokumentet të plotësojnë kriteret për lidhje;
  • Mban shënime dhe raporton javën e përfunduar për punën e kryer, përfshirë të dhënat e detajuara të progresit.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
  • Shkathtësi kompjuterike, njohuri të shkëlqyeshme të platformes Microsoft Office;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin;
  • Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm;
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale;

 

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Afati fundit per aplikim:  24.10.2024

Lokacioni: Prishtine, IPKO Ulpianë

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
24/10/2024