Praktikant/e në Ekipin e Anti-Fraud

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Ekipin e Anti-Fraud

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne? 

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Siguron futjen me kohë dhe në bazë të procedurave të të dhënave për të gjitha shërbimet e IPKO-s.
  • Merret me tiketat e përditshme, vëren dhe eliminon aktivitetet mashtruese të klientëve që shkaktojnë humbje për kompaninë.
  • Asiston në përgatitjen e raporteve dhe kryen analiza të përditshme për aktivitetet e pavërejtura mashtruese dhe humbjet.
  • Ekzekuton kërkesa për ngritjen e kufijve kreditor.
  • Merret me proceset e regjistrimit të klientëve nga distributorët e autorizuar.

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Njohuri në baza të të dhënave; shkathtësi të avancuara në kompjuter.
  • Shkathtësi të shkëlqyeshme analitike.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar nën presion.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikës.
  • Student/e ose i/e sapo diplomuar.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë

Lokacioni: IPKO Zonë Industriale

Afati fundit per aplikim: 30.05.2024

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
30/05/2024