IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Departamentin Teknik
Kush jemi ne?
Rinjë
71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;
Çfarë presim nga ju?
I raporton Menaxherit të Ekipit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Ofron mbështetje teknike sipas nevojës për kontraktorët, mbikëqyrë performancën e kontraktorëve sipas indikatorëve të definuar për performancë dhe elaboron përmirësimet procedurale dhe teknike.
Merr pjesë në rrjedhën e tiketave të defekteve dhe përshkallëzon rastet më komplekse në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme.
Mirëmban dhe ofron konfigurim bazik për paisjet e ndryshme te rrjetës.
Përcjellë çdo kërkesë ad-hoc për çdo punë urgjente lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.
Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së
përgjegjësisë.
Çka ju nevojitet?
Njohuri bazike të sistemeve dhe shërbimeve të TIK-ut, njohuri për aplikacione MS Office.
Njohuri të mira për: të gjitha elementet dhe karakteristikat e rrjeteve, tipologjitë së rrjeteve,
proceset e implementimit/integrimit të rrjeteve;
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
Shkathtësi të mira analitike;
Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme,duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin;
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje; në gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze;
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave;
Aftësi për të punuar në ekip;
Aftësi për të punuar nën presion.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë Afati i fundit për aplikim: 07.12.2023