Praktikant/e në Departamentin Ligjor

Apliko Tani

Praktikanti/ja do të mbështesë ekipin e Departamentit Ligjor në detyrat e përditshme dhe në organizimin e dokumentacionit ligjor.

 

Përgjegjësitë kryesore

  • Asistimi në përgatitjen e raporteve, analizave dhe materialeve për çështje rregullatore.
  • Kryerja e hulumtimeve bazike lidhur me legjislacionin dhe aktet rregullatore në sektorin e telekomunikacionit.
  • Asistimi në shqyrtimin dhe përditësimin e dokumentacionit rregullator dhe përgatitjen e korrespondencës me institucionet përkatëse.
  • Ofrimi i mbështetjes në aktivitetet e Departamentit Ligjor dhe Çështjeve Rregullatore.

Kërkesat

  • Student/e ose i/e diplomuar në Fakultetin Juridik.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze, në të shkruar dhe në të folur.
  • Njohuri bazike të terminologjisë dhe dokumentacionit ligjor.
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe gatishmëri për të mësuar.

Çfarë ofrojmë

  • Përvojë praktike në një kompani lider në telekomunikacion.
  • Mundësi për zhvillim profesional.
  • Program të mirëqenies për punonjësit.
  • Shërbime telefonike IPKO pa pagesë.

 

Aplikoni tani dhe bëhuni pjesë e IPKO-së!

 

Afati i fundit për aplikim: 15 nëntor 2026

Vendi i punës: Prishtinë, Ulpianë

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
15/11/2026