Praktikant/e në Departamentin e Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në
kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikant/e në Departamentin e Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit

Kush jemi ne?
TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
    TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
    PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
    BESNIK DHE TË LIDHUR
  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi
    punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e
    punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të
    shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët,
  • Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Programi i Mirëqenies së Puntorëve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofron mbështetje ligjore në kuadër të Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit;
  • Asiston në kryerjen e detyrave administrative në kuadër të Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit;
  • Raporton në baza javore tek mbikëqyrësi/ja, për detyrat e realizuara, në kuadër të përgjegjësive
    që u janë caktuar;
  • Përpilimin dhe arkivimin e dokumenteve ligjore të ndryshme
  •  Programi i mirëqenies së punonjësve;

Çka ju nevojitet për të aplikuar?

  • Njohuri bazë për legjislacionin dhe çështjet ligjore në Kosovë;
  • Shkathtësi të avancuara në kompjuter; njohuri te Microsoft Office;
  • Shkathtësi analitike;
  • Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe në të shkruar dhe në folur, njohuri të gjuhës angleze e dëshirueshme;
  • Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes;
  • Në përfundim të studimeve universitare ose sapo diplomuar.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Afati fundit per aplikim: 08.07.2024
Lokacioni: Prishtine, IPKO Ulpianë

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
08/07/2024