Praktikant/e në Departamentin e Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në
kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Departamentin e Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi
punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e
punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të
shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët,
Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Programi i Mirëqenies së Puntorëve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Ofron mbështetje ligjore në kuadër të Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit;
Asiston në kryerjen e detyrave administrative në kuadër të Zyrës Ligjore dhe të Rregullatorit;
Raporton në baza javore tek mbikëqyrësi/ja, për detyrat e realizuara, në kuadër të përgjegjësive
që u janë caktuar;
Përpilimin dhe arkivimin e dokumenteve ligjore të ndryshme
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Njohuri bazë për legjislacionin dhe çështjet ligjore në Kosovë;
Shkathtësi të avancuara në kompjuter; njohuri te Microsoft Office;
Shkathtësi analitike;
Aftësi për të komunikuar në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe në të shkruar dhe në folur, njohuri të gjuhës angleze e dëshirueshme;
Motivim për të përfituar njohuri të reja përgjatë programit të praktikes;
Në përfundim të studimeve universitare ose sapo diplomuar.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Afati fundit per aplikim: 08.07.2024
Lokacioni: Prishtine, IPKO Ulpianë