Praktikant/e në Departamentin e Financave

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Praktikë në Departamentin e Financave

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grup moshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Njohuri të shkëlqyeshme në pakon MS Office dhe në softuerë financiar; Njohuri për udhëzimet dhe parimet e kontabilitetit; Përparësi kanë kandidatët që kanë përfunduar ose janë në process të çertifikimit për Teknik i Kontabilitetit;
  • Bën futjen e të dhënave dhe shqyrton dokumentet e ndryshme financiare në softuerin financiar dhe siguron regjistrimin e saktë dhe me kohë të të gjitha transaksioneve. Ndihmon në përgatitjen e raporteve të ndryshme financiare Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Kualifikimet e preferuara
  • I/e diplomuar apo student/e në Fakultetin Ekonomik apo ngjashëm;
  • Preferohet njohja e mirë e gjuhë angleze;
  • Shkathtësi komunikimi;
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e punëve të kryera.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Afati fundit per aplikim:  14.04.2025

Lokacioni: Prishtinë, IPKO Ulpianë

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
29/10/2025