Praktikant/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Asiston në postimin e konkurseve të punës dhe në koordinim të intervistave.
Asiston në orientimin e punonjësve të rinj dhe në kompletimin e dokumenteve të punonjësve.
Kontribuon në koordinimin e programit të trajnimeve të punonjësve.
Kontribuon në zgjidhjen e çështjeve bazë të punonjësve.
Asiston në mbajtjen e të dhënave të punonjësve.
Mirëmban dhe përditëson bazat e të dhënave dhe të dhënat e burimeve njerëzore.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Student/e në nivelin bachelor ose master, ose i sapodiplomuar.
Motivim për të punuar në fushën e Burimeve Njerëzore dhe dëshirë për të mësuar dhe për t’u rritur në këtë fushë.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
Aftësi organizative dhe menaxhuese të kohës.
Vëmendje ndaj detajeve dhe përkushtim ndaj konfidencialitetit.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë