Praktikant/e – Krijues/e i/e përmbajtjes së mediave sociale
Praktikanti/ja i raporton Menaxherit të Komunikimit në Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Shkrimi, rishikimi, redaktimi dhe azhurnimi i përmbajtjes për faqet e internetit të kompanive, bloget, materialet e marketingut dhe platforma të ngjashme.
Kryerja e hulumtimeve dhe intervistave për të mësuar më shumë rreth trendeve aktuale, zhvillimeve dhe perceptimeve në lidhje me temën, dhe pastaj kontekstualizimi i gjetjeve tuaja.
Asistimi i ekipit krijues me hartimin e materialeve promovuese.
Përdorimi i mediave sociale për të angazhuar konsumatorët, për t’iu përgjigjur pyetjeve ose ankesave dhe për të promovuar iniciativat e ndërmarrjeve.
Bashkëpunimi me departamentet e brendshme për të vendosur objektivat e fushatës, për të përfunduar detyrat dhe për të identifikuar dhe zgjidhur problemet.
Monitorimi i matjeve të mediave sociale dhe faqeve të internetit të kompanive.
Përdorimi i metodave SEO për të rritur trafikun e faqes.
Sugjerimi i mënyrave të reja për të promovuar ofertat e ndërmarrjeve dhe për të arritur te konsumatorët.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Duhet te jete student/e ose te ketë diplome universitare ne marketing ose fushe te ngjashme
Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i/e fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
Një kuptim i praktikave më të mira të SEO.
Demonstroni përsosmëri në shkrim, korrigjim dhe redaktim.
Shkathtësi të shkëlqyera kërkimore, organizative dhe menaxhuese të kohës.
Aftësi të forta dëgjimi dhe komunikimi.
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi. Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikim
Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.