Praktikanti/ja i/e Shitjes në Terren do t’i ketë këto përgjegjësi:
Përgjegjës/e për të shkuar derë më derë nëpër lagje dhe rrethinat e ndryshme për shitjen, promovimin dhe shërbimin e produkteve të IPKO-s, duke demonstruar/prezantuar produktet tona si dhe cilat janë përfitimet/benefitet e klientit.
Shitja e SIM Kartelave në vendet ku nuk jemi prezent me dyqane dhe pikat shpërndarëse e sidomos në vendet rurale.
Kryerja e pagesave me para të gatshme dhe pagesave në bankë. Përgjegjës/se për paratë e gatshme gjatë orarit te punës.
Kryerja e bilancit të shitjeve ditore dhe pagesave duke informuar udhëheqësin e ekipit për procedurat e mëtutjeshme.
Organizimi dhe regjistrimi i të gjitha informatave të nevojshme në sistemin e softuerit të IPKO’s.
Mbështetja e Departamentit të Shitjes dhe Marketingut në të gjitha aspektet e punës së tyre.
Merret me shitjet, kontratat qe kanë të bejnë me çështjet e instalimit dhe çdo çështje tjetër lidhur me nevojat e klientit.
Njofton mbikqyrësin për çdo llojë kërkese (për zgjerim të rrjetës HFC).
Përpilon listat/kërkesat e klientëve për nënshkrimin e kontratave të
Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri/mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyera për: teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve.
Aftësi të shkëlqyeshme për të mbyllur një kontratë te suksesshme në terren dhe njohuri të përgjithshme për të gjitha produktet e IPKO-s dhe për tu përgjigjur në mënyrë efektive për pyetjet nga klientët, punëtoret dhe menaxherët.
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Përvojë në shitje minimum 1 vit.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.