Praktikant/e i/e Shitjes në Terren do t’i ketë këto përgjegjësi:
Përgjegjës/e për të shkuar derë më derë nëpër lagje dhe rrethinat e ndryshme për promovimin dhe shërbimin e produkteve të IPKO-s, duke demonstruar/prezantuar produktet tona si dhe cilat janë përfitimet/benefitet e klientit.
Shitja dhe regjistrimi i SIM Kartelave në vendet ku nuk jemi prezent me dyqane dhe pikat shpërndarëse e sidomos në vendet rurale.
Organizimi dhe regjistrimi i të gjitha informatave të nevojshme në sistemin e softuerin të IPKO’s
Mbështetja e Departamentit të Shitjes dhe Marketingut në të gjitha aspektet e punës së tyre,duke përfshi ato promocionale.
Njofton mbikqyrësin për çdo llojë kërkese (për zgjerim të rrejtës HFC).
Përpilon listat/kërkesat e klientave për nënshkrimin e kontratave të
Ploteson pyetësorët ne vendet rurale
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyera për: teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve.
Aftësi të shkëlqyeshme për të mbyllur një kontratë te suksesshme në terren dhe njohuri të përgjithshme për të gjitha produktet e IPKO-s dhe për tu përgjigjur në mënyrë efektive për pyetjet nga klientët, punëtoret dhe menaxherët.
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Përvojë në shitje minimum 1 vit.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.