Praktikant/e i/e Shitjes në Terren

Apliko Tani

Praktikant/e i/e Shitjes në Terren do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Përgjegjës/e për të shkuar derë më derë nëpër lagje dhe rrethinat e ndryshme për promovimin dhe shërbimin e produkteve të IPKO-s, duke demonstruar/prezantuar produktet tona si dhe cilat janë përfitimet/benefitet e klientit.
  • Shitja dhe regjistrimi i SIM Kartelave në vendet ku nuk jemi prezent me dyqane dhe pikat shpërndarëse e sidomos në vendet rurale.
  • Organizimi dhe regjistrimi i të gjitha informatave të nevojshme në sistemin e softuerin të IPKO’s
  • Mbështetja e Departamentit të Shitjes dhe Marketingut në të gjitha aspektet e punës së tyre,duke përfshi ato promocionale.
  • Njofton mbikqyrësin për çdo llojë kërkese (për zgjerim të rrejtës HFC).
  • Përpilon listat/kërkesat e klientave për nënshkrimin e kontratave të
  • Ploteson pyetësorët ne vendet rurale
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri / mbikëqyrësi në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyera për: teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve.
  • Aftësi të shkëlqyeshme për të mbyllur një kontratë  te suksesshme në terren dhe  njohuri të përgjithshme për të gjitha produktet e IPKO-s dhe për tu përgjigjur në mënyrë efektive për pyetjet nga klientët, punëtoret dhe menaxherët.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Përvojë në shitje minimum 1 vit.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Malishevë. 

Afati i fundit për aplikim është data 01.05.2019

Apliko online

Working place:
Malishevë

The deadline for application
01/05/2019