IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e i/e Marketingut Dixhital
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Ndihmë në krijimin e përmbajtjes për platforma të ndryshme dixhitale për të përmirësuar praninë tonë online dhe për të rritur angazhimin e përdoruesve;
Analizimi i performancës së fushatave dixhitale duke përdorur mjete analitike dhe raportimi mbi efektivitetin e tyre.
Menaxhimi dhe monitorimi i llogarive të mediave sociale për të siguruar një angazhim të vazhdueshëm dhe për të ndërtuar një komunitet të fortë online;
Identifikimi i trendeve të reja në mediat sociale dhe marketingun dixhital për të zbatuar strategji të reja dhe të përmirësuara.
Asistimi në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive të marketingut dixhital për të përmirësuar praninë dhe imazhin e markës në internet.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Duhet të jeni student ose të keni diplomë universitare;
Njohuri themelore në marketingun dixhital;
Përvojë ose edukim në marketing, menaxhim të mediave sociale ose një fushë të ngjashme;
Njohuri për platformat e mediave sociale dhe trendet aktuale;
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
Njohuri për menaxhimin e rrjeteve sociale;
Aftësi në përdorimin e mjeteve analitike
Kreativitet dhe vëmendje në detaje
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë