Praktikant/e i/e Inteligjencës së Biznesit
Praktikanti/ja i/e Inteligjencës së Biznesit i raporton menaxherit/es të Inteligjencës së dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Pranimi i kërkesave për raporte të ndryshme nga produktet dhe ekipet tjera;
- Vlerëson dhe grumbullon informacionet e nevojshme mbi të dhënat për përgatitjen e kërkesës/raportit të kërkuar;
- Nxjerrja, përpunimi, analizimi i të dhënave të kërkuara;
- Prezantimi i të dhënave të përpunuara dhe të pa përpunuara;
- Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim;
- Shkruan kode në SQL për nxjerrjen e të dhënave;
- Dizajnon, analizon dhe zhvillon raporte në SAP BO, PowerPivot, Microsoft Excel etj.;
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Ndjek studimet në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike apo në fushë të ngjashme;
- Njohuri elementare në SQL dhe PL/SQL;
- Njohuri elementare në Microsoft Office, posaçërisht në Microsoft Excel;
- Aftësi analitike për të zgjidhur apo prezantuar të dhënat;
- Shkathtësi në komunikim me goje dhe me shkrim;
- Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve;
- Aftësi për të punuar në ekip;
- Mundësi për të punuar jashtë orarit kurdo që është e nevojshme;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 30.06.2019