Praktikant/e i/e Inteligjencës së Biznesit

Apliko Tani

Praktikanti/ja i/e Inteligjencës së Biznesit i raporton menaxherit/es të Inteligjencës së dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Pranimi i kërkesave për raporte të ndryshme nga produktet dhe ekipet tjera;
  • Vlerëson dhe grumbullon informacionet e nevojshme mbi të dhënat për përgatitjen e kërkesës/raportit të kërkuar;
  • Nxjerrja, përpunimi, analizimi i të dhënave të kërkuara;
  • Prezantimi i të dhënave të përpunuara dhe të pa përpunuara;
  • Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim;
  • Shkruan kode në SQL për nxjerrjen e të dhënave;
  • Dizajnon, analizon dhe zhvillon raporte në SAP BO, PowerPivot, Microsoft Excel etj.;

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Ndjek studimet në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Kompjuterike apo në fushë të ngjashme;
  • Njohuri elementare në SQL dhe PL/SQL;
  • Njohuri elementare në Microsoft Office, posaçërisht në Microsoft Excel;
  • Aftësi analitike për të zgjidhur apo prezantuar të dhënat;
  • Shkathtësi në komunikim me goje dhe me shkrim;
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Mundësi për të punuar jashtë orarit kurdo që është e nevojshme;

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 30.06.2019

 

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
30/06/2019