Praktikant/e – Dizajner/e grafik
Praktikant/ja i raporton Menaxherit të Komunikimit në Marketing dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Krijon zgjidhje në dizajn brenda afatit të caktuar.
- Interpreton nevojat e menaxherëve të projekteve dhe zhvillon koncepte qe i’u përshtaten qëllimeve të tyre.
- Zhvillon ide dhe koncepte të reja.
- Siguron që produktet të jenë pa gabime dhe me cilësi të lartë.
- Propozon ide dhe dizajnon vepra artistike të nevojshme për kompaninë.
- Punon në faqosje dhe vepra artistike të cilat janë të gatshme për shtypje.
- Rishikon faqosjet përfundimtare dhe sugjeron përmirësime nëse nevojitet.
- Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësive.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Njohuri të shkëlqyeshme të pakos “Microsoft Office”; Adobe in Design, Ilustrator, Photoshop, Acrobat.
- Njohuri të mira në Adobe Flash Professional.
- Shkathtësi në komunikim verbal dhe me shkrim.
- Aftësi në punë ekipore dhe për të mbështetur angazhimin e punonjësve.
- Aftësi për ti’u kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësi të raporteve dhe të dhënave.
- Duhet te jete student ose te ketë diplome universitare
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike, i/e fokusuar në klientë, njohuri të shkëlqyeshme të platformave dhe softuerëve që përdoren.
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi.
- Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionet në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
- Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
- Aftësi për të punuar nën presion të vazhdueshëm.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe shkathtësi të fuqishme ndërpersonale.
- Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me klientë.
- Nivel të lartë të motivimit dhe në gjendje të punojë shpejt dhe në mënyrë efektive.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Përvoja e punës e kërkuar: përvojë në dizajn grafik e preferuar.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.