IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Praktikant/e Data Analyst
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grup moshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Programi i mirëqenies së punonjësve.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Asiston në nxjerrje të dhënash;
Asiston në përgatitjen e të gjitha raporteve të nevojshme;
Ndihmon në interpretimin e të dhënave dhe ofron këshilla lidhur me atë se si të përmirësohet një produkt/shërbim;
Kryen të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri/ja në kuadër të fushës së përgjegjësive.
Çka ju nevojitet për të aplikuar?
Aftësi të shkëlqyeshme analitike;
I pasionuar pas të dhënave;
Përvojë apo trajnim në dizajnim dhe analizë të të dhënave;
Njohuri bazike në vegla për analizim të dhënash si: PL/SQL, Python, R, Microsoft Excel, Power BI, Tableau, etj.
I përshtatshëm dhe i motivuar për të punuar në ekip;
Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze;
Diplomë Bachelor/Master në shkenca kompjuterike, sisteme informative ose inteligjencë afariste, apo dëshmi që vijon ende studimet në fushat përkatëse.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë