Përfaqësues i Llogarive Kryesore – Gjakovë

Apliko Tani

Përfaqësuesi i Llogarive Kryesore do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Identifikon klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca.
  • Përcjell arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
  • Përgatitë oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
  • Prezanton, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
  • Regjistron të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
  • Sigurohet që klientët t’i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
  • Mbanë dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme.
  • Përditëson bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
  • Jep informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
  • Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
  • Identifikon rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për:
    • Teknikat e shitjes,
    • parimet dhe metodat e prezantimit,
    • promovimit dhe shitjes së produkteve,
    • shkathtësi themelore në matematikë – shkathtësi kompjuterike
    • pakon MS Office dhe Outlook.

Edukimi i kërkuar:

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.

Përvoja e punës:

  • Minimum 3 vite përvojë në shitje.

Vendi i punës: Gjakovë

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Afati i fundit për aplikim është data 26 janar 2020.

Apliko online

Working place:
Gjakovë

The deadline for application
26/01/2020