IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Përfaqësues/e i/e Shitjes në Pejë
Çka ofrojmë ne?
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç; TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë; BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesatare
Çka presim nga ju:
Mirëmban llogaritë ekzistuese, merr porosi, dhe krijon llogari të reja, përmes planifikimit dhe organizimit të orarit ditor të punës në kuadër të vizitave në terren në degët aktuale apo potenciale të shitjeve dhe faktorët e tjerë tregtarë.
Përshtat përmbajtjen e prezantimeve të shitjeve me anë të shqyrtimit të llojeve të nën-degëve të shitjeve ose faktorit tregtar.
Përqendrohet në përpjekjet që kanë të bëjnë me shitjet, përmes shqyrtimit të vëllimit aktual dhe potencial të POS-eve të reja.
Dorëzon porosi, duke iu referuar çmimores dhe materialeve shoqëruese të produktit.
E informon menaxhmentin përmes dorëzimit të raporteve për aktivitetet dhe rezultatet, të tilla si raportet për thirrjet telefonike ditore, planet javore të punës, analizat mujore dhe vjetore.
Monitoron konkurrencën përmes mbledhjes së informatave për tregun aktual lidhur me çmimet, produktet, produktet e reja, oraret e kryerjes së shërbimit, teknikat e shitjes etj.
Rekomandon ndryshime në produkte, shërbime dhe politika, përmes vlerësimit të rezultateve dhe të zhvillimeve të konkurrentëve.
Zgjidh ankesat e konsumatorëve përmes shqyrtimit të problemeve, përgatitjes së raporteve, hartimit të rekomandimeve te menaxhmenti.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme në pakon MS Office.
Aftësi në teknikat e shitjes dhe prezantim.
Aftësi për të marrë vendime racionale, duke përdorur informatat e disponueshme dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar profesionalisht dhe me mirësjellje me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje hollësive dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Pjesëmarrje aktive në ekip.
Përvojë në shitje minimum 2 vite.
Patent shoferi; Kategoria B.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do të zhvillohet bashkë me kompaninë.