Përfaqësues/e i/e Shitjes

Apliko Tani

Përfaqësuesi/ja i/e Shitjes i raporton Menaxherit te Distributoreve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Mirëmban llogaritë ekzistuese, merr porosi, dhe krijon llogari të reja, përmes planifikimit dhe organizimit të orarit ditor të punës në kuadër të vizitës në degët aktuale apo potenciale të shitjeve dhe faktorët e tjerë tregtarë.
  • Përshtat përmbajtjen e prezantimeve të shitjeve me anë të shqyrtimit të llojeve të nën-degëve të shitjeve ose faktorit tregtar.
  • Përqendrohet në përpjekjet që kanë të bëjnë me shitjet, përmes shqyrtimit të vëllimit aktual dhe potencial të POS-eve të reja.
  • Dorëzon porosi, duke iu referuar çmimores dhe materialeve shoqëruese të produktit.
  • E informon menaxhmentin përmes dorëzimit të raporteve për aktivitetet dhe rezultatet, të tilla si raportet për thirrjet telefonike ditore, planet javore të punës, analizat mujore dhe vjetore.
  • Monitoron konkurrencën përmes mbledhjes së informatave për tregun aktual lidhur me çmimet, produktet, produktet e reja, oraret e kryerjes së shërbimit, teknikat e shitjes etj.
  • Rekomandon ndryshime në produkte, shërbime dhe politika, përmes vlerësimit të rezultateve dhe të zhvillimeve të konkurrentëve.
  • Zgjidh ankesat e konsumatorëve përmes shqyrtimit të problemeve, zhvillimit të zgjidhjeve, përgatitjes së raporteve, bërjes së rekomandimeve te menaxhmenti.
  • Përfiton njohuri profesionale dhe teknike përmes pjesëmarrjes në punëtori edukative, shqyrtimit të publikimeve profesionale, pjesëmarrjes në shoqatat e profesionistëve.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme në pakon MS Office.
  • Aftësi në teknikat e shitjes dhe prezantim.
  • Aftësi për të marrë vendime racionale, duke përdorur informatat e disponueshme dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar profesionalisht dhe me mirësjellje me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje hollësive dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
  • Pjesëmarrje aktive në ekip.
  • Përvojë në shitje minimum 2 vite.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Pejë

Afati i fundit për aplikim është 21.11.2021

Apliko online

Vendi:
Pejë

Afati i aplikimit:
21/11/2021