Përfaqësues/e i/e Llogarive Kryesore

Apliko Tani

Përfaqësuesi/ja i/e Llogarive Kryesore do të i ketë këto përgjegjësi:

  • Krijon kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Identifikon klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca.
  • Përcjell arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
  • Përgatitë oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
  • Prezanton, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
  • Regjistron të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
  • Sigurohet që klientët të i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
  • Mbanë dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme.
  • Përditëson bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
  • Jep informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
  • Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
  • Identifikon rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.

Për të u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi themelore në matematikë – shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe outlook.
  • Arsimimi: Diplomë bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.
  • Përvoja e punës: min 3 vite përvojë të prezantimit dhe shitjes.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do të i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Rahovec
Afati i fundit për aplikim është data 15.09.2021

Apliko online

Vendi:
Rahovec

Afati i aplikimit:
15/09/2021