Packet Core Engineer është përgjegjës për projektimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe optimizimin e rrjeteve të paketave të të dhënave (data packet core networks), të cilat përbëjnë pjesën qendrore të infrastrukturës së një rrjeti mobil (2G/3G/4G/5G). Kjo pozitë kërkon njohuri të thella të arkitekturave të rrjeteve EPC, 5G Core, si dhe përvojë me pajisjet dhe platformat nga furnitorë si Ericsson, Huawei, Nokia, ose Cisco.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
· Projektimi dhe konfigurimi i komponenteve të Packet Core (SGSN, GGSN, MME, SGW, PGW, AMF, SMF, UPF,PCRF, etj.)
· Mirëmbajtja dhe monitorimi i performancës së rrjetit Packet Core për të siguruar një cilësi të lartë të shërbimeve.
· Mbikqyrja dhe zgjidhja e problemeve teknike të rrjetit që ndikojnë në trafik të dhënash.
· Përgatitja e planeve për përmirësime, përmirësime softuerike dhe përditësime të sistemit.
· Bashkëpunimi me ekipe të tjerë të inxhinierisë, përfshirë RAN, Transmission dhe IT e BSS për të siguruar një funksionim të koordinuar të rrjetit.
· Raportimi i performancës, incidenteve dhe analizave të ndryshme teknike.
· Mbajtja e dokumentacionit teknik dhe standardizimi i proceseve të operimit.
Kualifikime të Kërkuara:
· Diplomë Bachelor (ose Master) në Inxhinieri Telekomunikimi, Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike, Inxhinieri e Rrjeteve dhe Komunikimit ose fusha të ngjashme teknike.
· Përvojë pune në fushën e telekomunikacionit.
· Aftësi të shkëlqyera analitike dhe zgjidhje problemesh.
· Njohuri në protokollet IP dhe sigurinë e rrjetit.
· Aftësi për punë në ekip dhe komunikim efektiv me ekipe multidisiplinare.
Avantazhe të tjera (opsionale):
· Certifikime relevante (p.sh. Cisco CCNA, CCNP ose tjera).
· Përvojë me virtualizimin e funksioneve të rrjetit (NFV) dhe cloud-native funksione.
· Përvojë me pajisje dhe platforma nga një ose më shumë furnitorë: Ericsson, Nokia, Huawei, Cisco, etj.
· Aftësi për të përdorur mjetet e monitorimit dhe analizës si Wireshark
· Njohuri të mirë të rrjeteve IP dhe sigurisë së rrjetit.
Çfarë Ofrojmë
• Pagë dhe benefite konkurruese
• Ambient pune profesional dhe të strukturuar
• Mundësi për të punuar me ekipe të ndryshme dhe ekspertë ndërkombëtarë
• Mundësi për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe trajnim
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Afati fundit për aplikim: 8 Mars 2026
Vendi i punës: Prishtinë, IPKO System Building