Si pjesë e Mobile Core, Network Engineer Intern do të mbështesë operimin ditor të rrjetit përmes monitorimit, analizimit dhe ofrimit të mbështetjes fillestare teknike. Praktikanti/ja do të ekspozohet ndaj proceseve të menaxhimit të rrjetit, troubleshooting dhe praktikave operative në një mjedis profesional telekomunikacioni.
Përgjegjësitë
Mbështetje në mirëmbajtjen dhe monitorimin e performancës së rrjetit Packet Core nën mbikëqyrjen e inxhinierëve senior.
Ndihmë në identifikimin dhe raportimin e problemeve teknike që ndikojnë në trafikun e të dhënave.
Pjesëmarrje në përgatitjen dhe zbatimin e përditësimeve softuerike dhe përmirësimeve të sistemit.
Bashkëpunim me ekipe të ndryshme teknike, përfshirë RAN, Transmission dhe IT/BSS, për të fituar përvojë praktike në operimin e rrjetit.
Asistencë në përgatitjen e raporteve të performancës dhe dokumentimin e incidenteve teknike.
Mbajtje dhe përditësim i dokumentacionit teknik bazë, si dhe njohje me procedurat standarde operative.
Kualifikime të Kërkuara
Student i vitit të fundit ose i diplomuar në Telekomunikacion, Inxhinieri Elektrike, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
Njohuri bazë të protokolleve IP (TCP/IP, routing, switching)
Njohuri bazë të sigurisë së rrjetit
Aftësi analitike dhe problem-solving
Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip
Kualifikime Opsionale
Njohuri solide ne networking
Certifikim Cisco (p.sh. CCNA ose CCNP)
Çfarë Ofrojmë?
Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion
Mentorim nga inxhinierë të eksperiencuar
Mundësi zhvillimi profesional dhe certifikimesh
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Programi i Mirëqenies së punetoreve;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi profesional dhe miqësor, ku do të ketë mundësi të zhvillojë aftësitë teknike dhe të ndërtojë një bazë të fortë për karrierën në industrinë e telekomunikacionit.
Afati i fundit për aplikim: 1 Mars 2026 Vendi i punës: Prishtinë, IPKO System Building