Si pjesë e Network Support Centre, Network Engineer Intern do të mbështesë operimin ditor të rrjetit përmes monitorimit, analizimit dhe ofrimit të mbështetjes fillestare teknike. Praktikanti/ja do të ekspozohet ndaj proceseve të menaxhimit të rrjetit, troubleshooting dhe praktikave operative në një mjedis profesional telekomunikacioni.
Përgjegjësitë
Monitorimi i rrjetit përmes sistemeve të Network Management
• Identifikimi dhe raportimi i incidenteve në rrjet
• Eskalimi i çështjeve sipas procedurave të përcaktuara
• Mbajtja e evidencave dhe dokumentimit të incidenteve
• Mbështetje në analizimin fillestar të problemeve teknike
• Bashkëpunim me ekipet e tjera teknike për zgjidhjen e incidenteve
Kualifikime të Kërkuara
Student i vitit të fundit ose i diplomuar në Telekomunikacion, Inxhinieri Elektrike, Shkenca Kompjuterike ose fusha të ngjashme
• Njohuri bazë të protokolleve IP (TCP/IP, routing, switching)
• Njohuri bazë të sigurisë së rrjetit
• Aftësi analitike dhe problem-solving
• Aftësi të mira komunikimi dhe punë në ekip
Kualifikime Opsionale
Njohuri solide ne networking
Certifikim Cisco (p.sh. CCNA ose CCNP)
Çfarë Ofrojmë?
Eksperiencë praktike në një kompani lider në telekomunikacion
Mentorim nga inxhinierë të eksperiencuar
Mundësi zhvillimi profesional dhe certifikimesh
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Programi i Mirëqenies së punetoreve;
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi profesional dhe miqësor, ku do të ketë mundësi të zhvillojë aftësitë teknike dhe të ndërtojë një bazë të fortë për karrierën në industrinë e telekomunikacionit.
Afati i fundit për aplikim: 1 Mars 2026 Vendi i punës: Prishtinë, IPKO System Building