Mirëmbajtës/Shtëpiak

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Mirëmbajtës/Shtëpiak

Kush jemi ne?

Rinjë

  • 71% e punonjësve janë në moshë 21-40; 

Besnik dhe të lidhur: 

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; 
  • Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. 
  • Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve; aktiviteteve të programit të mirëqenies; 
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0.5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

 

Çfarë presim nga ju?

I raporton Menaxherit të Njësisë dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Kryen riparime elektrike në dyqane të IPKO’s dhe objekte, duke përfshirë ndriquesit dhe paisjet e ndryshme elektrike;
  • Kontrolli i pastrimit dhe i mirëmbajtjes së përgjithshme të objekteve të IPKO’s;
  • Riparon dhe lyen dyert, dritaret, muret, tavanet, çatitë dhe pjesë të tjera të ndërtesës;
  • Mirëmbajtja dhe intervenimet emergjente në sistemet e klimatizimit dhe ngrohjes sipas nevojës;
  • Mirëmbatja dhe intervenimet emergjente në sistemet e ujit dhe kanalizimit;
  • Riparon dhe zëvëndëson dyshemetë, shkallët dhe mobiliet sipas nevojës;
  • Siguron që pajisjet mekanike, të jenë në gjendje pune dhe të fiksuara sipas nevojës;
  • Të ketë njohuri bazë në punët e saldimit të konstruksioneve të vogla metalike.

Çka ju nevojitet?

  • Përvojë pune në fushat teknike, mirëmbajtjes, dhe elektro-teknike;
  • Aftësi në punë ekipore;
  • Patentë shoferi (B);
  • Aftësi të mira komunikimi;
  • Aftësi të mira të koordinimit dhe të organizimit.

 

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do të zhvillohet bashkë me kompaninë. 

Vendi i punës: IPKO Zonë Industriale

Afati i fundit për aplikim: 26.11.2023

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
26/11/2023