Menaxheri/ja për Shërbim ndaj Klientëve – i raporton drejtorit te Marketingut në terren dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Përcakton strategjinë operative, kapacitetin dhe planifikimin e burimeve për kujdes ndaj klientëve.
Zhvillon, implementon, mirëmban dhe përmirëson vazhdimisht operacionet dhe proceset e shërbimit për klientë.
Siguron procesin dhe funksionimin e rregullt të aktivizimit dhe administrimit të llogarive të klientëve, të qendrave të thirrjeve dhe njësive të mashtrimit.
Zhvillon, rishikon dhe zbaton politikat dhe procedurat e kujdesit për klientë.
Ndihmon menaxhmentin e lartë në përgatitjen e strategjisë së kompanisë.
Planifikon, drejton dhe koordinon operimet e njësisë përkatëse.
Zbaton strategjinë e kompanisë me qëllim të realizimit të standardeve më të larta.
Identifikon nevojat për zhvillim të personelit.
Këshillon dhe mentoron personelin, sipas nevojës, me qëllim të përmirësimit të performancës.
Siguron implementimin e saktë dhe në kohë të të gjitha proceseve dhe procedurave.
Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në situata të ndjeshme.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për krijimin e një atmosfere ekipore dhe për ruajtjen e angazhimit të punonjësve.
Aftësi për këshillimin dhe zhvillimin e punonjësve
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare – Diplomë bachelor ose Master në Administrim Biznesi
Përvoja e punës: Përvojë në menaxhimin e shërbimit ndaj klientëve min 5 vite
Njohja shume e mire e gjuhës angleze është e domosdoshme.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.