IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Menaxher/e i/e Produktit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme
të shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile
(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Menaxhon dhe ekzekuton projekte me vlerë të lartë me ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e të ardhurave të kompanisë dhe numrin e përdoruesve.
Kryen analiza të thella të tregut dhe krijoni raste biznesi duke u fokusuar në nevojat e klientëve, për lançimin e produkteve të reja për të arritur objektivat strategjikë të kompanisë.
Merr pjesë aktive në dizajnimin e produktit/shërbimit të ri dhe zhvillon portofolin e produktit/shërbimit për klientët rezidencialë dhe të biznesit, duke ndjekur procesin e menaxhimit të ciklit jetësor të produktit dhe strategjitë e hyrjes në treg për segmentet e internetit dhe televizionit dixhital.
Zbaton procesin e zhvillimit të produktit (nga fundi në fund) gjatë gjithë ciklit jetësor të projektit dhe produktit.
Kryerja e vlerësimeve pas nisjes së projekteve të sapo implementuara dhe rishikimi i portofoleve individuale të produkteve.
Kryen çdo detyrë tjetër të caktuar nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Diplomë Bachelor ose Master, mundësisht në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose Financë;
Minimumi 3 vjet Përvojë në Menaxhim Produkti dhe/ose Menaxhim Projekti;
Aftësia për të dalluar dhe kuptuar tendencat e tregut, konkurrencën direkte dheindirekte, grupet e synuara (personat blerës) dhe inovacionet përkatëse teknologjike.
Të kuptuarit e industrisë së telekomit dhe njohuri të shkëlqyera të internetit dhe produkteve të TV dixhitale.
Aftësi të forta analitike.
Aftësia për të marrë vendime të shëndosha duke përdorur informacionin e disponueshëm duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme të biznesit në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në raporte dhe të dhëna.
Aftësi për të punuar nën presion.
Aftësi për të punuar në grup, veçanërisht me departamentet teknike dhe të shitjeve.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi me gojë dhe me shkrim (me theks të veçantë në gjuhën angleze).
Aftësi në paketën Microsoft Office, duke përfshirë Microsoft Project.