Mbikëqyrës/e i/e Qendrës së Thirrjeve
Mbikëqyrësi/ja i/e Qendrës së Thirrjeve i raporton Menaxherit të Njësisë së Kujdesit ndaj Klientëve dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
- Organizon personelin për të siguruar nivel të lartë të produktivitetit, efektshmërisë, shërbimit dhe punës kualitative.
- Drejton, zbaton dhe monitoron progresin e projekteve të kompanisë.
- Monitoron dhe kontrollon punën e ekipeve dhe siguron funksionimin efikas të tyre.
- Përgatitë dhe prezanton statistika dhe raporte të ndryshme lidhur me operimet, produktivitetin dhe cilësinë e punës së njësisë.
- Siguron që të gjithë punëtorët të jenë të informuar lidhur me produktet/shërbimet/kompaninë.
- Siguron përmirësim të vazhdueshëm të proceseve të brendshme në lidhje me klientët.
- Kujdeset që faqja e internetit për mbështetje dhe njohja interaktive e zërit (Interactive voice recognition) të jetë e saktë dhe e përditësuar.
- Analizon dhe propozon metoda të reja pro-aktive me qëllim që të përmirësohet shërbimi për klientë; proceset dhe përmirësimet operative.
- Menaxhon në mënyrë pro-aktive vëllimin e thirrjeve.
- Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
- Shkathtësi të avancuara kompjuterike; njohuri të shkëlqyeshme të platformave të ndryshme dhe softuerëve që përdoren në qendra të thirrjeve.
- Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe, angleze dhe serbo-kroate.
Arsimimi: Diplomë bachelor/master në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.
Përvoja e punës: min 2 vite përvojë të mbikëqyrjes, preferohet në ambientet e qendrave të thirrjes.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punës: Prishtinë
Afati i fundit për aplikim është data 19.03.2020