Kontabilisti/ja Kontrollues/e i raporton Menaxherit të Kontrollit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Përgatitë pasqyrat financiare për menaxhmentin dhe palët e jashtme
Përgatitë pakot raportuese përmbyllëse mujore, raportet grupore, si dhe raportet dhe analizat për menaxhimin financiar.
Verifikon të dhënat kontabël.
Bën kontrollin e buxhetit duke e krahasuar buxhetin e planifikuar kundrejt atij aktual dhe kontrollin e buxhetit përmes softuerit financiar.
Monitoron të dhëna, kontrata dhe dokumente të tjera financiare, me qëllim që të sigurojë përdorimin efektiv të procedurave dhe proceseve të kontrollit.
Definon regjistrimet kontabël për produktet e reja në përputhje me standardet ndërkombëtare të kontabilitetit
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyeshme në pakon MS Office dhe në softuerë financiar;
Njohuri për udhëzimet dhe parimet e kontabilitetit
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Njohuri të gjuhës angleze
Edukimi: Diplomë Universitare – Diplomë bachelor në Ekonomi, preferohet në Financa ose Kontabilitet, certifikatë profesionale të kontabilitetit (kontabilist i certifikuar)
Përvoja e punës e këruar: Përvojë në kontabilitet minimumi 2 vite. Përparësi përvoja në kontrollë financiare.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.