Kontabilist/e

Apliko Tani

Kontabilist/e

Kontabilisti/ja i raporton Menaxherit të Kontabilitetit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Bën futjen e të dhënave dhe shqyrton dokumentet e ndryshme financiare në softuerin financiar dhe siguron regjistrimin e saktë dhe me kohë të të gjitha transaksioneve.
  • Ndihmon në përgatitjen e raporteve të ndryshme financiare.
  • Kryen çdo / të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme në pakon MS Office dhe në softuerë financiar.
  • Njohuri për udhëzimet dhe parimet e kontabilitetit.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësia për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.

Përvoja e punës e kërkuar: Përvojë në kontabilitet minimumi 1 vit.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 21.11.2019

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
21/11/2019