Komercialisti/ja i raporton Menaxherit të Zhvillimit të Biznesit dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Krijon kontakte të reja me NVM – klientë potencial për internet, mobil, fiks & TV.
Shitja, menaxhimi i portofolit të klientëve dhe ruajtja e marrëdhënieve me klientë të ri dhe ekzistues.
Përcjellë caqet e arritura dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen me qëllim të arritjes së caqeve nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme.
Përgatitë oferta për klientë në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse duke u bazuar në kushtet dhe rregullat e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
Prezanton, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë në kuadër të fushës së autorizimeve të dhëna
Siguron që klientët i marrin faturat dhe i përcjellë pagesat.
Bën mbledhjen e borxheve, komunikon në mënyrë intensive me departamentin për mbledhjen e borxheve dhe atë të financave, përcjellë rastet e dërguara në departamentin ligjor.
Siguron informata kthyese/propozimeve për departamentet tjera lidhur me aktivitetet e ardhshme të kompanisë.
Propozon mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolit të klientëve të IPKO-s.
Raporton drejtpërdrejtë te Menaxheri i Njësisë së Shitjes në baza ditore, javore dhe mujore.
Ofron mbështetje dhe ndihmë maksimale për njësitë e tjera të shitjes dhe për departamentet tjera me qëllim të rritjes së shitjeve.
Kryen çdo/secilën nga detyrat e caktuara nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri të shkëlqyera për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi themelore në matematikë – shkathtësi kompjuterike – njohje të shkëlqyeshme të pakos Microsoft Office dhe Outlook
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të të dhënave.
Bashkëpunues në ekip Përvoja e punës e kërkuar: Përvojë në shitje minimumi 1 vit.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.