KËSHILLTAR/E PËR SHITJE

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

KËSHILLTAR/E PËR SHITJE

Cka ofrojmë?

  • Paga konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Pjesa variabile e bonusit për secilin klient të ri që e aktivizoni (shtoni në portfolion e juaj) dhe poashtu për mirëmbajtje të portfolios ekzistuese;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit; 
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit; 
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë); 
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë; 
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë punë;
  • Shtimi i vlerës bruto për kompensimin ushqimor në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë;

Kush jemi ne?

RINJË

  • 71% e punonjësve janë në moshë 21-40; 

TË AFTË DHE TË ETUR PËR MËSIM: 

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe çertifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e Udhëheqësëve të Njësive janë rekrutuar nga brenda; 

BESNIKË DHE TË LIDHUR:

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;

Çfarë presim nga ju?

  • Krijoni kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
  • Identifikoni klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca. 
  • Përcjellni arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
  • Përgatitni oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
  • Prezantoni, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
  • Regjistroni të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
  • Siguroheni që klientët t’i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
  • Mbani dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme.
    Përditësoni bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
  • Jepni informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
  • Propozoni mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
  • Identifikoni rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.

 

What you will need: 

  • Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe Outlook.
  • Arsimimi: Diplomë bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.
  • Përvoja e punës: min 2 vite përvojë të prezantimit dhe shitjes.

 

The successful applicant will join a friendly and professional team, where you will expand your knowledge and grow with the company.

Working place: Mitrovicë. 

The deadline for application is: 1 March 2023.

Apliko online

Working place:
Mitrovicë

The deadline for application
01/03/2023