IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
KËSHILLTAR/E PËR SHITJE
Cka ofrojmë?
Paga konkurruese me tregun lokal të punës;
Pjesa variabile e bonusit për secilin klient të ri që e aktivizoni (shtoni në portfolion e juaj) dhe poashtu për mirëmbajtje të portfolios ekzistuese;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë punë;
Shtimi i vlerës bruto për kompensimin ushqimor në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë;
Kush jemi ne?
RINJË
71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR MËSIM:
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe çertifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e Udhëheqësëve të Njësive janë rekrutuar nga brenda;
BESNIKË DHE TË LIDHUR:
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;
Çfarë presim nga ju?
Krijoni kontakte të reja me klientë potencial, shet, menaxhon portofolion e klientit dhe ruan marrëdhëniet me klientët e rinj dhe ata ekzistues.
Identifikoni klientët e ardhshëm duke shfrytëzuar numëratorë të bizneseve, referenca të klientëve, duke marrë pjesë në panaire dhe konferenca.
Përcjellni arritjen e caqeve dhe, sipas nevojës, nxitë shitjen për të arritur caqet nëpërmjet aktiviteteve të shitjes së produkteve të ndryshme apo të shitjes së produkteve më të shtrenjta (cross-selling dhe up-selling).
Përgatitni oferta për klientë, në bashkëpunim me të gjitha departamentet përkatëse, duke u bazuar në afatet dhe kushtet e brendshme dhe në procedurat në fuqi.
Prezantoni, negocion dhe nënshkruan kontrata me klientë, brenda fushës së autorizimeve të dhëna.
Regjistroni të gjitha shitjet në sistem, verifikon nivelin e stokut dhe ri-porositë mallra sipas nevojës apo siç është e përshtatshme për klientë, në përputhje me politikat dhe procedurat e IPKO-s.
Siguroheni që klientët t’i marrin faturat dhe bën inkasimin e pagesave/borxheve me kohë.
Mbani dosjet e klientëve në mënyrë të organizuar, duke u bazuar në procedurat e brendshme. Përditësoni bazat e të dhënave ekzistuese dhe përcjell pagesat.
Jepni informata kthyese/propozime për departamentet e tjera për aktivitete të ardhshme të kompanisë.
Propozoni mënyra dhe strategji të reja për rritjen e portofolios së klientëve të IPKO-s.
Identifikoni rreziqet potenciale që kanë të bëjnë me largimin e klientëve të biznesit dhe propozon mënyra alternative për ruajtjen e një portofolio të qëndrueshme të klientëve të biznesit.
What you will need:
Njohuri të shkëlqyeshme për: Teknikat e shitjes, parimet dhe metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve, shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office dhe Outlook.
Arsimimi: Diplomë bachelor në Administrim Biznesi ose fushë të ngjashme.
Përvoja e punës: min 2 vite përvojë të prezantimit dhe shitjes.
The successful applicant will join a friendly and professional team, where you will expand your knowledge and grow with the company.