IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Inxhinier/e i/e Zhvillimit Strategjik

i raporton Menaxherit të Zhvillimit Strategjik dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Hulumton, konceptualizon dhe është në kërkim të mundësive për zgjidhje të reja teknike për teknologjitë/zgjidhjet e ardhshme.
  • Ofron ekspertizë për kërkesat e reja për citime dhe vlerësimet pasuese të tenderëve.
  • Përcakton, krijon dhe implementon indikatorët kyç të performancës për planifikimin e rrjeteve dhe mirëmbajtjen në përputhje me politikat dhe procedurat.
  • Analizon strukturat e abonentëve, identifikon trendet dhe përdor mjetet statistikore për identifikimin e trendeve.
  • Ndihmon testet e pranimit të projektimeve për platformat e reja, softuerët dhe karakteristikat (features).
  • Prodhon dhe publikon rregullisht raporte dhe rekomandime për zgjidhje dhe koncepte të reja.
  • Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim: Shkathtësi në komunikimin verbal dhe me shkrim.

  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim dhe projektim.
  • Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në situata të ndjeshme.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për të punuar në ekip.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe
  • Njohuri në MS Office, gjuhë programuese dhe Linux
  • Njohuri të shkëlqyeshme të juhës angleze

Shkollimi i kërkuar:  diplome universiteti apo magjistraturë në Telekomunikacion, Shkenca Kompjuterike ose Matematike

Përvoja e kërkuar e punës: Përvojë në biznesin e telekomunikacionit. Min. 3-5 vite.

Vendi i punës: Prishtinë

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Ju lutemi t’i dergoni CV-te tuaja në hr@ipko.com. Poashtu ju lutemi te specifikoni pozitën dhe qytetin për të cilin aplikoni. Afati i fundit për aplikim është 10.10.2018