IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Inxhinier/e i/e Telefonisë FIKSE (VoIP)
Inxhinieri/ja i/e Telefonisë Fikse i raporton Mbikqyresit te Rrjettit Berthame te telefonise mobile dhe fikse (VoIP) dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:
Përgjegjësi për dizajnimin, implementimin dhe mbështetjen/mirëmbajtjen e inftrastrukturës ekzistuese FIX VoIP
Përgjegjësi për dizajnimin, implementimin dhe mbështetjen/mirëmbajtjen e platformës se telefonise duke përfshirë rrjetin e nderlidhjes/.
Përgjegjësi për dizajnimin, implementimin dhe mbështetjen/mirëmbajtjen e platformës IMS në të ardhmen.
Konfigurimi i Dial plan-it si dhe protokoleve SIP, H232, PRI dhe WAN, etj.
Përgjegjësi për troubleshoot / konfigurimin / matjet apo vlerësimet e rrjetit /përformancës së sistemeve etj.
Vepron në rastet e problemeve kyçe të rrjetit si dhe problemet e pajisjeve relevante te cilat dalin nga funkcioni.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Njohuri dhe eksperiencë e teknologjive konvergjuese duke përfshirë zërimin TDM dhe IP si dhe të dhënat e rrjetit
Njohuri e thellë e dizajnimit të rrjetit si dhe sistemeve të zërimit, duke përfshirë: të gjitha nivelet e transferove dhe routerëve të Cisco’s.
Njohuri e shkëlqyer e Rrjetit Kontrollues, dmth. Sistemit HW/SW, transkriptit të të dhënave si dhe troubleshooting.
Njohuri e shkëlqyer e topologjisë së rrjetit, kapaciteteve të përçimit si dhe karakteristikat e trafikut.
Njohuri e mirë e të gjitha elementeve të rrjetit si dhe karakteristikat e tyre kryesore.
Edukimi i kërkuar:
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Telekomunikacioni ose Shkenca Kompjuterike.
Çertifikim i Cisco në një nga: CCVP, CCNA, CUCM, CME, apo CUC është e preferueshme.
Përvoja e punës: Minimum 3 vjet ne drejtimin e kerkuar.
Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.
Vendi i punes: Prishtinë
Ju lutemi dergoni CV-te tuaja në hr@ipko.com. Afati i fundit per aplikim është data 27.09.2018.