Inxhinier i TIK-ut III në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

 

Inxhinier i TIK-ut III në Njësinë e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit

Kush jemi ne?

Rinjë

  • 71% e punonjësve janë në moshë 21-40; 

Besnik dhe të lidhur: 

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; 
  • Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
  • Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • 2 ditë pune nga shtëpia;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Është përgjegjës për restaurimin e elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet që përdoren.
  • Ofron mbështetje teknike sipas nevojës për kontraktorët, mbikëqyr performancën e kontraktorëve sipas indikatorëve të definuar për performancë dhe elaboron përmirësimet procedurale dhe teknike.
  • Merr pjesë në zgjidhjen e tiketave të defekteve dhe përshkallëzon rastet më komplekse në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme.
  • Mirëmban dhe ofron konfigurim bazik për pajisjet e vendosura në vende të largëta.
  • Përcjellë çdo kërkesë ad-hoc për çdo punë urgjente lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Çka ju nevojitet?

  • Njohuri shumë të mirë të të gjitha sistemeve dhe shërbimeve të TIK-ut, njohuri për aplikacione, për menaxhimit të projekteve.
  • Njohuri të mira për: të gjitha elementet dhe karakteristikat e rrjetave, parametrat e performancës së rrjetave, topologjitë e rrjetave, proceset e implementimit/integrimit të rrjetave.
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
  • Shkathtësi të mira analitike.
  • Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin.
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Aftësi për të punuar nën presion.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë. 

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 05.05.2023

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
05/05/2023