Inxhinier i Rrjetit

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Inxhinier i Rrjetit 

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit; 

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshmetë shpërblimeve;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile( MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Restaurimi i elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet.
  • Ofrimi i mbështetjes teknike për kontraktorët dhe mbikëqyrja e performancës së tyre.
  • Zgjidhja e tiketave të defekteve dhe përshkallëzimi i rasteve komplekse sipas procedurave.
  • Mirëmbajtja dhe konfigurimi bazik i pajisjeve përmes qasjes remote.
  • Trajtimi i kërkesave urgjente ad-hoc dhe kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga menaxheri.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Diplomë në Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike ose fushë relevante.
  • Njohuri të avancuara në IP networks, TCP/IP, Switching, etj.
  • Njohuri të shkëlqyera për sistemet dhe shërbimet e TIK-ut, si dhe për aplikacionet e menaxhimit të projekteve.
  • Njohuri të mira për elementet dhe karakteristikat e rrjetave, parametrat e performancës, topologjitë dhe proceset e implementimit/integrimit të rrjetave.
  • Eksperiencë në provizionimin dhe zgjidhjen e problemeve të ruterave Cisco.
  • Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
  • Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme dhe ruajtje të konfidencialitetit.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe nën presion.

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zone Industriale

Data e fundit për aplikim: 16.09.2024

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
16/09/2024