Inxhinier i Rrjetit III në Njësinë e Operacioneve & Mirëmbajtjes
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:
Inxhinier i Rrjetit III në Njësinë e Operacioneve & Mirëmbajtjes
Kush jemi ne?
Mosha:
71% e punonjësve janë në moshë 21-40;
Besnik dhe të lidhur:
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite;
Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren.
Çka ofrojmë ne?
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës;
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Është përgjegjës për restaurimin e elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet që përdoren.
Ofron mbështetje teknike sipas nevojës për kontraktorët, mbikëqyr performancën e kontraktorëve sipas indikatorëve të definuar për performancë dhe elaboron përmirësimet procedurale dhe teknike.
Merr pjesë në zgjidhjen e tiketave të defekteve dhe përshkallëzon rastet më komplekse në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme.
Mirëmban dhe ofron konfigurim bazik për pajisjet e vendosura në vende të largëta.
Përcjellë çdo kërkesë ad-hoc për çdo punë urgjente lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.
Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.
Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:
Diplomë universitare ose dy vite të përfunduara në Inxhinieri Elektrike ose Telekomunikacion / ose fusha të përafërta;
Njohuri shumë të mirë të të gjitha sistemeve dhe shërbimeve të TIK-ut, njohuri për aplikacione, për menaxhimit të projekteve.
Njohuri të mira përtë gjitha elementet dhe karakteristikat e rrjetave, parametrat e performancës së rrjetave, topologjitë e rrjetave, proceset e implementimit/integrimit të rrjetave.
Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim.
Shkathtësi të mira analitike.
Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin.
Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje.
Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
Aftësi për të punuar në ekip dhe aftësi për të punuar nën presion.
Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.