Inxhinier i Rrjetit II në Njësinë e Operacioneve & Mirëmbajtjes

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë dhe gjithnjë në rritje. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës ekipore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të personave të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Kësaj radhe, shpallim konkurs për:

Inxhinier i Rrjetit II në Njësinë e Operacioneve & Mirëmbajtjes

Kush jemi ne?

Mosha:

  • 71% e punonjësve janë në moshë 21-40; 

Besnik dhe të lidhur: 

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; 
  • Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre.
  • Vlerësimet tregojnë angazhimin e lartë të punonjësve mbi mesataren.

Çka ofrojmë ne?

  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve;
  • 2 ditë pune nga shtëpia;
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,5% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Zbaton procedurat, detyrat dhe veprimtaritë në fushën e punës;
  • Kryen punë të kërkuara të mirëmbajtjes dhe montimit;
  • Përgatit zgjidhjet teknike dhe bën përmirësime në fushën e punës;
  • Koordinon dhe mbikqyr punën e kontraktorëve të jashtëm;
  • Mban shënime dhe i fut ato në sistem;
  • Përgatit analiza dhe raporte në fushën e punës;
  • Gatishmëri për të punuar në terren/operacione;
  • Kryen çdo/të gjitha detyrat e tjera të caktuara nga menaxheri brenda fushës së përgjegjësisë.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike ose Telekomunikacion;
  • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve;
  • Saktësia, besueshmëria dhe përgjegjësia;
  • Pavarësia dhe vetë-iniciativa;
  • Njohuri aktive të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të punuar në lartësi mbi 2m.

Kandidati/ja i/e suksesshëm/me do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë. 

Vendi i punës: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim: 02.06.2023

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
02/06/2023