IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Inxhinier i Rrjetit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshmetë shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile( MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Restaurimi i elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet.
Ofrimi i mbështetjes teknike për kontraktorët dhe mbikëqyrja e performancës së tyre.
Zgjidhja e tiketave të defekteve dhe përshkallëzimi i rasteve komplekse sipas procedurave.
Mirëmbajtja dhe konfigurimi bazik i pajisjeve përmes qasjes remote.
Trajtimi i kërkesave urgjente ad-hoc dhe kryerja e detyrave të tjera të përcaktuara nga menaxheri.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Diplomë në Inxhinieri Elektrike dhe Kompjuterike ose fushë relevante.
Njohuri të avancuara në IP networks, TCP/IP, Switching, etj.
Njohuri të shkëlqyera për sistemet dhe shërbimet e TIK-ut, si dhe për aplikacionet e menaxhimit të projekteve.
Njohuri të mira për elementet dhe karakteristikat e rrjetave, parametrat e performancës, topologjitë dhe proceset e implementimit/integrimit të rrjetave.
Eksperiencë në provizionimin dhe zgjidhjen e problemeve të ruterave Cisco.
Aftësi të mira analitike dhe komunikimi.
Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme dhe ruajtje të konfidencialitetit.