Inxhinier i Monitorimit të Rrjetit

Apliko Tani Apliko Tani

Inxhinieri i Monitorimit të Rrjetit – i raporton mbikqyresit te mirëmbajtjes së rrjetit në terren dhe do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Monitoron të gjitha elementet e rrjetit, platformat e sistemit dhe raporton alarmet dhe aksidentet.
  • Është përgjegjës për restaurimin e elementeve dhe/ose shërbimeve të rrjetit.
  • Jep mbështetje të drejtpërdrejt për klientë të biznesit dhe të korporatave.
  • Është përgjegjës për mbikëqyrjen e rrjetit dhe shërbimit.
  • Është përgjegjës për mirëmbajtjen e rutinës bazike parandaluese, menaxhimin e defekteve në rrjet dhe atë të trafikut.
  • Aktivizon/de aktivizon funksionet dhe veçoritë standarde.
    Përcjell, menaxhon dhe ekzekuton kërkesat për konfigurime bazike sipas të drejtave për qasje.
  • Bën kopje rezervë të nyjeve të rrjetit dhe shërbimeve, në bazë ditore dhe periodike.
    Kryen çdo detyrë/të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri shumë të mirë të: Tipologjive të rrjetit, sistemit për furnizim me energji elektrike, përdorimit të sistemeve të ndryshme operative, operacioneve të menaxhimit të defekteve në SO, sistemet mbështetëse dhe mjetet për mbikëqyrje dhe shkathtësi kompjuterike.

Edukimi i kërkuar:

  • Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, Inxhinieri Telekomunikacioni, Shkenca Kompjuterike

Përvojë në operimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit: Minimum 3 vjet në drejtimin e kërkuar.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 19.11.2020.

Apliko online

Vendi:
Prishtinë

Afati i aplikimit:
19/11/2020