Inxhinier/e të Rrjetit – Njësia e Inxhinieringut të Rrjetit
IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:
Inxhinier të Rrjetit – Njësia e Inxhinieringut të Rrjetit
Kush jemi ne?
TË RINJ
71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;
TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR
50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;
PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI
89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;
BESNIK DHE TË LIDHUR
Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;
Çka ofrojmë ne?
Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
Programi i mirëqenies së punonjësve;
Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme
të shpërblimeve;
Orari fleksibël i punës gjatë javës
Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor
Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
Përfitimet Mobile
(MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.
Çfarë presim nga ju?
Mbikëqyrni dhe koordinoni projektet e zgjerimit të rrjetit, duke përfshirë integrimin e faqeve të reja 2G/4G/5G dhe përmirësimet e kapacitetit.
Mbikëqyrni implementimin e aktiviteteve ne Teleowork unit duke siguruar përputhshmëri me udhëzimet teknike.
Menaxhoni nënkontraktorët dhe furnizuesit, duke siguruar ekzekutimin cilësor të detyrave të caktuara.
Kryeni kontrolle të cilësisë në instalime, përmirësime dhe modifikime të rrjetit.
Organizoni proceset e pranimit përfundimtar nga kontraktori pas implementimit, duke siguruar përputhshmëri me standardet e industrisë.
Monitoroni kohën e përfundimit të urdhrave të punës permese platformave ekzistuese, duke siguruar ekzekutimin në kohë të punëve në terren.
Ofroni mbështetje logjistike dhe teknike për implementimin dhe modifikimet e rrjetit.
Siguroni integrimin dhe testimin e duhur të komponentëve të rrjetit, përfshirë instalimin e përsëritësve, lidhjeve Micro Wave, eBands, ruterëve, etj.
Ndihmoni në proceset e menagjimit të aseteve, duke siguruar përfundimin e suksesshëm të projekteve.
Bashkëpunoni me ekipet e brendshme (Inxhinieri, Prokurimi, Ligjor dhe Menaxhimi i Operacioneve) për të mbështetur ekzekutimin e projekteve.
Mbani dokumentacion të saktë dhe raporte të rregullta mbi aktivitetet e telework-ut dhe performancën e kontraktoreve.
Çka të nevojitet për të aplikuar:
Diplomë universitare në Telekomunikacion, Inxhinieri Elektrike apo fusha të ngjashme (e preferuar).
Përvojë në implementimin e rrjeteve GSM, koordinimin ne Telework dhe operacionet në terren.
Njohuri të forta mbi infrastrukturën e rrjetit, integrimin e stacioneve baze dhe standardet e telekomunikacionit.
Aftësi për të koordinuar dhe mbikëqyrur nënkontraktorët, furnizuesit dhe ekipet e brendshme teknike.
Aftësi të shkëlqyera analitike, komunikimi dhe raportimi teknik.
Aftësi për të menaxhuar shumë detyra në mënyrë efikase dhe për të gjetur zgjidhje për probleme komplekse
Njohuri mbi mjetet inxhinierike të telekomunikacionit dhe softuerët e menaxhimit të projekteve.
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të projekteve me efikasitet.
Përvojë në menaxhimin e produktit dhe/ose menaxhimin e projekteve.
Aftësi për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave, si dhe për t’iu kushtuar vëmendje detajeve.