Inxhinier/e të Rrjetit – Njësia e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit 

Apliko Tani

IPKO është një nga organizatat më të suksesshme në Kosovë, në rritje të vazhdueshme. Ne e kemi arritur suksesin përmes profesionalizmit, kreativitetit dhe punës në grup. Ne vazhdimisht kërkojmë njerëz të talentuar që të na bashkohen në punën tonë. Këtë herë shpallim konkursin për:

Inxhinier/e të Rrjetit – Njësia e Operacioneve dhe Mirëmbajtjes së Rrjetit 

Kush jemi ne?

TË RINJ

  • 71% e stafit është në grupmoshën 21-40 vjeç;

TË AFTË DHE TË ETUR PËR TË MËSUAR

  • 50% e punonjësve kanë marrë trajnime dhe certifikime të jashtme çdo vit;

PROMOVIMI DHE ZHVILLIMI

  • 89% e drejtuesve të njësive janë punësuar duke u promovuar nga brenda kompanisë;

BESNIK DHE TË LIDHUR

  • Më shumë se 60% e stafit është në IPKO për 10+ vite; Indeksi i anketës tregon se ne kemi punonjës të aftë dhe të fuqizuar për të kryer punën e tyre. Vlerësimet tregojnë angazhimin e punonjësve të lartë mbi mesataren;

Çka ofrojmë ne?

  • Pagë konkurruese me tregun lokal të punës;
  • Strategji efektive e trajnimit dhe zhvillimit për të gjithë punonjësit;
  • Lidhje më të forta në ekipet tona përmes aktiviteteve tona të ndërtimit të ekipit;
  • Programi i mirëqenies së punonjësve;
  • Ne ndihmojmë në ngritjen e moralit të punonjësve përmes formave të ndryshme të shpërblimeve
  • Orari fleksibël i punës gjatë javës;
  • Mbulim gjithëperfshirës i sigurimit shendetsor;
  • Mundësia për të lënë orarin e punës më herët të premten;
  • Përfitimet Mobile (MIN në IPKO, MIN për operatorët tjerë, SMS për të gjithë operatorët, Internet Mobile për Kosovën, Internet Mobile sipas rajonit, Shuma shtesë e kredisë);
  • Shërbimet e Internetit, DTV-së dhe Telefonisë për personelin pa pagesë;
  • Shtesa në masën 0,05% të pagës bazë mujore BRUTO për çdo vit përvojë pune;
  • Shtimi i vlerës bruto për shujtën ushqimore në çdo ditë të pjesëmarrjes në punë.

Çfarë presim nga ju?

  • Është përgjegjës për restaurimin e elementeve të rrjetit dhe/ose shërbimit në të gjitha teknologjitë dhe sistemet që përdoren.
  • Ofron mbështetje teknike sipas nevojës për kontraktorët, mbikëqyr performancën e kontraktorëve sipas indikatorëve të definuar për performancë dhe elaboron përmirësimet procedurale dhe teknike.
  • Merr pjesë në zgjidhjen e tiketave të defekteve dhe përshkallëzon rastet më komplekse në përputhje me politikat dhe procedurat e brendshme.
  • Mirëmban dhe ofron konfigurim bazik për pajisjet e vendosura në vende të largëta.
  • Përcjellë çdo kërkesë ad-hoc për çdo punë urgjente lidhur me intervenimet dhe aktivitetet.
  • Kryen të gjitha detyrat e tjera që përcaktohen nga menaxheri në kuadër të fushës së përgjegjësisë.

Çka të nevojitet për të aplikuar:

  • Fakulteti i Inxhinerisë Elektrike dhe Kompjuterike ose fushë relevante;
  • Njohuri shumë të mirë të të gjitha sistemeve dhe shërbimeve të TIK-ut, njohuri për aplikacione, për menaxhimit të projekteve;
  • Njohuri të mira për: të gjitha elementet dhe karakteristikat e rrjetave, parametrat e performancës së rrjetave, topologjitë e rrjetave, proceset e implementimit/integrimit të rrjetave;
  • Shkathtësi në komunikim me gojë dhe me shkrim;
  • Shkathtësi të mira analitike;
  • Aftësi për të marrë vendime të arsyeshme përmes përdorimit të informatave të disponueshme, duke ruajtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin;
  • Aftësi për të komunikuar me punonjësit dhe kontaktet e ndryshme afariste në mënyrë profesionale dhe me mirësjellje;
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave;
  • Aftësi për të punuar në ekip;
  • Aftësi për të punuar nën presion.

Vendi i punës: Prishtinë, IPKO Zonë Industriale

Data e fundit për aplikim: 30.03.2025

 

 

Apliko online

Working place:
Prishtinë

The deadline for application
30/03/2025